Mirë se vini në Ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime Shkodër

Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime Shkodër kryen shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimeve të Bashkisë Shkodër dhe gjithashtu kryen shërbimet e furnizimit me ujë vetëm të disa fshatrave të Komunës Rrethina: Dobrac, Golem dhe Hot i Ri dhe një pjesë Bërdice.

Ne jemi të përkushtuar për të shpërndarë nivel të lartë të shërbimeve dhe cilësi ndaj komuniteteve që i shërbejmë. Qëllimi i këtij web siti është për të ofruar informacione rreth punimeve tona, investimeve dhe projekteve, strukturave të organizimit, dhe, më e rëndësishmja, shërbimi ndaj klientit. Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme për konsumatorër tanë dhe e palëve të interesuara për të gjetur informacione rreth organizatës tonë dhe t’u japim atyre mjetet për të bashkëvepruar në mënyrën më efektive me departamentet tona të ndryshme.

Ju lutem te vazhdoni të shikoni web sitin tone. Ne ju inkurajojmë që të përdorni shërbimet dhe informacionet e përfshira, gjithashtu mund të na jepni përshtypjet tuaja rreth shërbimeve tona duke përdorur raporto një problem. Ju falenderojmë për interesin dhe mbështetjen tuaj.