Përshkrimi i kompanisë

Ujësjellës Kanalizime Shkodër siguron shërbime të furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizime për Bashkinë e Shkodrës.

Mbështetur në statutin e saj, Ujësjellës Kanalizime Shkodër ka detyrimin të përmbushë një sërë detyrash për të siguruar shërbimin me ujë të pijshëm për popullatën në zonën e saj të shërbimit, ndërsa Bashkia Shkodër ka të drejtën të kryejë mbikqyrjen e kompanisë ujore siç përcaktohet në legjislacion. Kompania operon bazuar në parimet e mëposhtme:

  • Funksionimi si një Shoqëri e orientuar nga tregu dhe financiarisht e pavarur;
  • Operacionet e manaxhuara në mënyrë të pavarur nga Drejtori i Përgjithshëm, siç rregullohet nga Statuti i Kompanisë, dhe mbikqyrur nga Këshilli i Administrimit.

Vizioni i Ujësjellës Kanalizime Shkodër

Skuadra manaxhuese e Sh.a UK Shkoder, e përkrahur nga palët e interesit Bashkia Shkodër (Keshilli i Administrimit, aksioneri, konsumatorët etj) dhe me ndihmën e të gjithë personelit kanë për qëllim furnizimin me ujë pa ndërprerje dhe largimin e ujwrave të ndotura për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.

UKSH është e vetëdijshme se në kushtet e tanishme prioritet themelor  për të mundësuar vazhdimësinë e shërbimit të furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të ndotura është minimizimi i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes dhe zhdukja në tërësi e humbjeve administrative të ujit nga njëra anë dhe të intensifikimit të të gjitha aktiviteteve që lidhen me rritjen e shkallës së arkëtimit.

Përmes këtyre aktiviteteve në të ardhmen do të krijohen kushte të favorshme për rritjen e nivelit të investimeve nga burimet e veta.

Përmbushja e një vizioni te tillë do të krijonte kushte më të mira për investime nga donatorët dhe subjektet e tjera financiare.

Misioni ynë

Misioni i kompanisë është fokusimi në kënaqjen e konsumatorëve me nivelin e shërbimeve të ofruara. Ky mision e mban kompaninë të përqëndruar në furnizim të vazhdueshëm të popullatës me ujë dhe përgjigje të shpejtë ndaj ankesave të klientëve në lidhje me furnizimin me ujë dhe largimin e ujërave të zeza.

Ujësjellës Kanalizime Shkodër ka përcaktuar Deklaratën e saj të Misionit si më poshtë vijon:

  • Të sigurojë një furnizim me ujë të qëndrueshëm dhe të sigurt, në sasi të mjaftueshme dhe cilësi të duhur, në përputhje me standartet në fuqi, për gjithë klientët e lidhur dhe për klientët e rinj nga zona të reja shërbimi.
  • Të sigurojë mbledhje cilësore të ujwrave të zeza, trajtim, shërbime të shkarkimit dhe heqjes së tyre për ruajtjen e shëndetit publik dhe në përputhje me standartet kombëtare të ambientit.
  • Të investojë në rritjen e kapaciteteve të punonjësve të Shoqërisë, dhe ti sigurojë atyre një kompensim të drejtë për të motivuar interesat e tyre në ofrimin e shërbimeve cilësore.

Të përmirësojë në mënyrë të vazhdueshme performancën financiare të Shoqërisë për të rritur progresin drejt arritjes së qendrueshmërisë financiare nga operacionet e Shoqërisë.